10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjermania nis “Javën e vaksinimit”/ Tashmë njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë prenotime paraprakisht

Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.

Përveç vendeve të caktuara tashmë, tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë prenotime paraprakisht në disa lokacione brenda shtetit, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.

Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme.

Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, ka thënë ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi.

“Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”, ka thënë ajo, në një video të publikuar të dielën.

Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaj dhe afër fushave të futbollit.

Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Megjithatë, interesimi është raportuar të jetë ulur së fundmi. Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemisë, derisa përqindja duhet të jetë më e lartë për ta parandaluar atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...