30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Bashkia e Pukës, e para në Shqipëri që bën të detyrueshme vaksinimin për administratën/ “Të paraqitet kartela e vaksinimit ose…

Bashkia e Pukës është e para në vendin tonë që aplikon vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid për punonjësit e saj.

Lajmin e ka bërë me dije sot kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj, duke nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë.

“Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqesë kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë”, u shpreh ai.

“Arma më e efektshme që na mbron nga kjo sëmundje, ndaj në takimin e fundit kemi diskutuar që e gjithë administrata shtetërore iu është bërë thirrje për të bërë vaksinimin, në rast të kundërt s’ka asnjë masë ndëshkuese përvecse secili prej tyre do i nënshtrohet tamponit javor.

Nuk do pranohet asnjë punonjës i administrsatës shetetërore, arsim, kulturë, administratë e bashkisë, për t’u futur në punë për të filluar javën pa bërë tamponin.

Ky tampon nuk është më sic ka qenë, pa kosto, por do paguajë, nëse e shikon më mirë të arsyeshme të bëjë këtë se sa vaksinën, kjo është çështje e tij”, u shpreh kryebashkiaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...