30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Parandalohet krimi në familje/ Vihet në pranga 39-vjeçari që posedonte armë zjarri dhe municion luftarak

Një konflikt brnda familje në Babrru të Kamzës mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën.

Policia njofton se u informua për dhunë në një familje ku 39-vjeçari Algert Seda po dhunonte gruan e tij.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën armë gjahu dhe 65 fishekë gjuetie. Po ashtu në banesën tjetër në Sojnik të Gramshit, iu gjetën edhe automatik e 31 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë

Kamzë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje.Vihet në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu dhe 96 fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Gramsh, gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda., 39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...