5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tensionet në Veri të Kosovës/ Rama: “E drejta është me Kosovën dhe pikë, Serbia bën manovra teatrale luftarake”

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama foli për tensionet në veri të Kosovës, ku u shpreh i qartë dhe i prerë se në këtë rast e drejta është me shtetin e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë ka deklaruar qartë se mbështet Kosovën në tensionet e fundit me Serbinë.

Sipas tij, i takon Sebrisë që të njohë Kosovën, që tashmë është një realiteti i njohur.

“Çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës në Nju Jork dhe mbetet e tillë. Po ashtu një nga përparësitë e Shqipërisë në OKB do të jetë nxitja e njohjes si përmbyllje e kapitullit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe është për të ardhur keq që në vend të njohjes reciproke sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake.

Këto manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, siç pretendohet nga Beogradi, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së humbur, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë të Kosovës jetojnë të pa kërcënuar, madje u paguhet edhe fatura e energjisë nga qeveria këtu.

Këto manovra nxisin nacionalizimin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike.

Aplikimi i reciprocitetit të targave është një normë dhe një marrëveshje e arritur mes të dyja qeverive.

Dua ta them qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt,e drejta është me Kosovën dhe pikë , Kosova nuk ka pse ti kthejë targat në një konflikt të përditshëm. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshje të dakordësuar.

Tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë nuk e diskuton domosdoshmërinë e regjimit të reciprocitetit, duhet bërë kujdes që çuarja e forcave të mos kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shqipëria ndan bindjen se problemi duhet zgjidhur me dialog”, tha ndër të tjera Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...