25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“I vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës.”/ Rama flet për Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që  të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës.

Nga konferenca e përbashkët me homologun e Kosovës, Albin Kurti, Rama sqaroi edhe pozicionin e vëllait të madh, për të cilin tha se ‘nuk pretendoj që të jem vëllai i madh në Kosovë dhe aq me teper i Albin Kurtit’.

Teksa iu referua Ballkanit te Hapur, kreu i qeverise theksoi se një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në Ballkanin e Hapur është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për tensione.

“Më ka qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi dhe si vëllai i madh kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka një problem. Kur i vogli ka një hall, thotë duhet ti i madhi të më mbështetës, ndërsa kur i thua vëllait të vogël më dëgjo mua, nuk të dëgjon.

Unë nuk pretendoj që jam vëllai i madh këtu, aq më tepër vëllai i Albin Kurtit. Ky është një debat filozofik,

Por edhe njëherë unë jam edhe më i bindur sot, se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik, që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës.

Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur, por duhet t’ja lërë vendit mirëqenies dhe saldimit të paqes. E gjitha kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen e Kosovës

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në Ballkanin e Hapur është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për çfarëdor lloj tensionesh që vijnë nga e shkuara dhe nga një klime që ç’tensionohet duke bërë më fqinjët gjera mira”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij.

“Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritur që agjendat të na i bëjnë të tjerët, por duke çuar përpara këto nismat e nevojshme.

Forca duhet të jetë shumë e madhe, për të parë më tutje. Kosova e ka fituar luftën, lufta ka mbaruar. Ato helikopterët që vijnë vërdallë janë për ushqim propagandistik, Kosovës nuk kanë çfarë ti bëjnë.

Përpjeka për Ballkanin e Hapur nuk e tjetërson përpjekjen diplomatike për njohjen e Kosovës”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...