25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tensionet me Serbinë, Kurti: “Njësia Speciale ndodhet në kufi për të mbrojtur policat dhe godinat”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, u ndal te situata e tensionuar në veri të vendit, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Ai tha se forcat speciale nuk ndodhen në kufi për të ndërmarrë sulme, por vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe godinat atje.

Kurti nënvizoi se i kanë bërë një ofertë Serbisë, për heqjen e targave të përkohshme nga të dyja palët, por sipas tij, kjo gjë është refuzuar.

“Detyra e forcave është të mbrojnë detyrën kufitare dhe policët kufitarë. Po të mos ishte njësia speciale e Kosovës, policët dhe godinat aty do të ishin në rrezik. Buldozerët nuk janë për të penguar rrugë, por për të sulmuar nëse do të jetë nevoja.
Në asnjë pikë kufitare s’ka pasur incident. Ku ka polici të Kosovës nuk ka dhunë, incidente. Policia e Kosovës është tejet profesionale dhe korrekte dhe unë i falenderoj për punën dhe angazhimin që kanë bërë. Ne kemi bërë një ofertë që kemi thënë që sia vlen të kemi targa të përkohshme si Republika e Kosovës dhe e Serbisë. Mirëpo ne kemi thënë që të heqim targat e përkohshme dhe lëvizja të jetë sa më e kollajshme dhe pa vonesë.

Po e ritheksoj që njësitë speciale nuk ndodhet për të demonstruar forcë, por për të mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare. Unë asnjëherë gjatë këtyre ditëve nuk jam shfaqur me ministrinë e Mbrojtjes, vetëm me ato të Brendshëm. Ndërsa Serbia shkon në kufi me ministrin e saj të Mbrojtjes. Ata që kanë bllokuar rrugët kanë bllokuar veten, qytetarët serbë. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer të gjithëve”, tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...