25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama mesazh të prerë Vuçiç nga Prishtina: “Nuk e provokoni dot Kosovën me djegie”

Kryeministri Edi Rama tha nga Prishtina se nuk ka pasur asnjë bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensionet në kufirin Serbi-Kosovë për reciprocitetin e targës.

Me tone të ashpra, Rama tha se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar në këtë çështje, pasi e drejta është me Kosovën.

Ai kritikoi ashpër Serbinë për djegien e qendrave të regjistrimit në pikat kufitare, si dhe për fluturimin e helikopterëve mbi këto pika, ndërsa ngriti edhe pyetjen se “Çfarë donte ambasadori rus atje?”, duke e cilësuar këtë si një teatër të rrezikshëm.

“Nuk kam pasur një bisedë me Presidentin Vuçiç, apo siç thonë ata në rrjetet sociale “me vëllain tim Vuçiç”, sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Jemi në kushtet ku e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi absolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë në Serbi, është leximi më i gabuar. Parafytyroni për një moment, le ta parafytyrojë edhe vëllau im atje, sikur larg qoftë të kishte ndodhur diçka, në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. Uroj që kjo të shërbejë për të çuar përpara dialogun. Nuk duhet ta harrojmë çfarë ndodhi me tarifën 100%. Unë e kam mbështetur si një klithmë të drejtë për të shtruar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës, për shkak se kaloi nga një akt për të shtruar problemin, në një problem më të madh se vetë problemi.

Kjo gjë duhet shmangur dhe jam i bindur se të gjithë kolegët këtu e kanë të gjithë largpamësinë dhe pjekurinë për ta shmangur. Dua ta përsëris se djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë së Kosovës, ato djegiet atje i provokojnë ato fluturimet akrobatike të avionëve e helikopterëve, dhe marrja peng e qytetarëve të Kosovës, në kushtet e një dialogu që nuk ecën si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë, por çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni sikur ambasadori amerikan të shkonte në kufi e të shikonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Natyrisht që ky është një teatër, por është teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që djeg institucionet”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...