34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës”/ Presidentja e KE jep afatin kur do të mblidhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media në Qerek të Krujës, ku inspektoi shkollën e rindërtuar nga BE, tregoi përparimin që ka bërë Shqipëria në Reformën në Drejtësi dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ursula von der Leyen thotë se objektivi është që Konferenca e Parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE të mbahet para fundit të vitit.

Deklaratën e bëri në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe tashmë në dorë e ka Bashkimi Evropian.

“Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Ju keni punuar për këtë çështje, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë është shqetësuese. Është e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të vendoset dialogu. Edhe BE u arrit falë dialogut. Pra ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Sigurisht që duhet të drejtojmë sytë drejt së ardhmes, por duhet parë dhe e shkuara. Ky ka qenë sukses i madh dhe e di që po punoni për luftën e pastrimit të të ardhurave. Pres punë të tjera në këtë drejtim. Së bashku do të vendosim kursin e të ardhmes.

Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...