17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

“Ka dy ditë që në Parlamentin shqiptar luhet komedia e radhës”/ Opozitës sërish nuk i jepet fjala në Komisione

Sërish opozitës nuk i është dhënë fjala në Komisionet Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca. Paraditen e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Mazhoranca kërkon që mbledhjen të zhvillohen online, sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ligjvënësit demokratë ishin prezent.

Kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi njoftoi se kur të vaksinohen të gjithë deputetët atëherë mbledhjet do të zhvillohen me praninë fizike.

Nga ana e tij nënkryetari i këtij komisionit, Helidon Bushati tha se mazhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një tallava.

Ndërkohë në fund të mbledhjes, e cila ka zgjatur më pak se 5 minuta një nga deputetët e opozitës shtyn kompjuterin e kryetarit të Komisionit, ndërsa është vënë re edhe prezenca e Gardës.

Ne jemi që mbledhja të zhvillohet vetëm me prezencë fizike. Ju po e bëni Parlamenti tallava zoti kryetar.

Ka dy ditë që në Parlamentin shqiptar luhet komedia e radhës. Sot, partia e vjedhjes së votave tentoi të vjedhë edhe liritë kushtetuese të deputetëve, të drejtën e informimit dhe të transparencës.

Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar.

Sot së bashku me kolegët, përfaqësues të PD në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, u paraqitëm siç e kishim lajmëruar në sallën e Komisionit.

Nuk na u dha fjala. Konferenca e Kryetarëve e ka të parashikuar qartë në dispozitën për punën e komisioneve online, që në raste të komisioneve të rëndësishme, të çështjeve të rëndësishme, punimet mund të bëhen edhe fizikisht”,- tha Helidon Bushati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...