27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ministri Çuçi në ceremoninë e prezantimit të drejtori të ri të Policisë së Shtetit: “Gledis Nano do ketë një sfidë të madhe para”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në ceremoninë e prezantimit të drejtori të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i shprehu mirënjohje dhe vlerësime Ardi Veliut, i cili dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Çuçi theksoi se Veliu përgjatë këtyre viteve e çoi nivelin e Policisë në një tjetër dimension duke rritur besimin e qytetarëve te kjo organizatë.

Bledi Çuçi tha sot në ceremoni se Drejtues Madhor Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën e tij në drejtimin e kësaj organizate dhe se sukses nuk mund të ketë pa angazhimin e të gjithë strukturës.

“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punën e një prej organizatave më të vjetra të shteteve. Siç e tha dhe drejtor Ardi që historia nuk nis me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por unë me bindje të plotë them që Ard Veliu gjatë katër viteve të mandatit të tij, padiskutim e ka çuar policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Këtu ndajmë të njëjtin mendim të gjithë bashkë. Dikush mund të ketë rezerva, por përpara fakteve kokëforte të gjithë duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë. Policia e Shtetit ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Në 2013-ën nga një sondazh i bërë, e gjetëm me 35% të besueshmërinë, ndërsa sot që Ardi lë stafetën e kemi në 65% besueshmërinë. Për mos të folur për statistikat e krimit dhe vrasjeve, në luftën kundër kultivimit të kanabisit apo trafiqeve të ndryshme, e kështu me radhë, në çdo sektor dhe statistikë, Policia e Shtetit sot është superiore ndaj vetes së vetë.

Një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është dhe drejtor Veliut, të cilin e falënderoj për bashkëpunim. Përkushtimi si ka munguar në asnjëherë. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj që edhe në detyra të tjera po kaq të rëndësishme ku do të vazhdojë rrugëtimin për t’i shërbyer publikut dhe atdheut, do t’i kryejë me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri të karrierës. Dua ta them që në fillim që zoti Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arrit performanca e policisë së Shtetit. Përveç konsideratave që kemi për Gledisin si oficer dhe si shërbyes i profesionistëve të lartë, fjalët e tjera do ia lemë kohës dhe punës që ai vetë do të demonstrojë gjatë ushtrimi të detyrës. I uroj punë të mbarë drejtorit të ri të Policisë së Shtetit dhe siç e tha dhe drejtor Ardi, asnjë drejtor policie s’mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithëve ju që jeni sot dhe punonjësve të policisë që shërbejnë në çdo cep të Shqipërisë!”, tha ministri.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...