27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ardi Veliu dorëzon detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit/ “Në 35 vitet e mia, jam brumosur dhe edukuar t’i shërbejë vendit tim”

Ardi Veliu ka dorëzuar këtë të enjte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ku vendin e tij do ta zërë Gledis Nano.

Ardi Veliu ka dhënë sot mesazhin e fundit si kryepolic i Shqipërisë. Në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Veliu foli për punën e tij në polici, falënderoj kryeministrin, kolegët dhe tre ministrat, si dhe pati dhe një përgjigje për kritikët.

Ai u shpreh se pavarësisht se të verbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabisit apo të shurdhuar nga kapja e 20 ton kokainë, duan të hedhin baltë mbi punën e efektivëve të policisë.

“Ka qenë një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur të bëjë më të mirën. Në 35 vitet e mia, jam brumosur dhe edukuar t’i shërbejë vendit tim. Çdo ditë të detyrës time, jam mbështetur në tre shtylla kryesore që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune, ju kolegë sëbashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019, nga fillimi në fund. Sëbashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan me lëndime të 67 efektivëve. Jeni ju kolegë që sëbashku me mua arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. Jam krenar të dorëzoj detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dua të falenderoj kryeministrin Rama, 3 ish-ministrat e brendshëm dhe falenderimi kryesor është për jut ë dashur kolegë.

Dua të falenderoj kryeministrin Rama, 3 ish-ministrat e brendshëm dhe falenderimi kryesor është për ju të dashur kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e  bllokuar nga ju të dashur kolegë. kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën. Ju falenderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë dhe i uroj suksese drejtor Gledisit shumë fat”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...