28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Eksperti britanik: Nuk ka shpëtim nëse 50% e botës nuk vaksinohet

Sipas ekspertëve, qindra mijëra njerëz në mbarë botën do të vdesin nga Covid-19 këtë vjeshtë pasi kombet e pasura i japin përparësi vaksinave përforcuese për njerëzit e tyre. Kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit Andrew Pollard tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga Covid-19 është të vaksinojmë të gjithë popullatën.

Pollard tha se “dështimi” i kombeve më të pasura për të ndarë më shumë vaksina këtë verë së bashku me vendimet e tyre për të filluar programe përforcuese në shkallë të gjerë, do të thoshte se një numër i madh i vdekjeve që mund të shmangshin tani do të jenë të pashmangshme.

Furnizimi me vaksina për vendet më të varfra po përmirësohet dhe ka të ngjarë të bëhet më i mirë, por për qindra mijëra njerëz kjo do të jetë diçka e keqe sepse nuk mund të marrin dot as dozën e parë.

Pollard tha se ishte “vërtet e mahnitshme” që brenda muajit të ardhshëm, 50% e popullsisë së botës të kishte mundësinë për të marrë një dozë të vaksinës.

“Më shumë se 95% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta nuk kanë marrë ende dozën e parë, ndërsa mbi 60% janë vaksinuar në vendet me të ardhura të larta. Ne jemi të mbrojtur, por ata nuk janë. Për të ndikuar në ndryshimin e vdekshmërisë globale këtë vit, nuk është e mjaftueshme të premtojmë se do të ndajmë 1 miliard doza gjithsej të premtuara në qershor nga G7”,shtoi Pollard.

Eksperti tha se rasti për përforcuesit nuk ishte rënë dakord ende nga të gjithë shkencëtarët. Ai u bëri thirrje kombeve më të pasura që të ndajnë urgjentisht më shumë doza për vendet më të varfra.

“Një dozë që është në frigoriferët farmaceutikë dhe nuk po përdoret duhet të drejtohet tek vendet e varfra në mënyrë që shpërndarja të jetë e drejtë dhe vaksinimi të shkojë në mënyrë efikas” shtoi ai.

Sipas tij ka shumë dëshmi që qeveritë kanë dështuar në planin për t’i shërbyer të varfërve, por kjo nuk duhet të vlejë për vaksinat dhe kujdesin shëndetësor.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...