20.6 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Dalin fotot, kush është 22-vjeçari që u gjet mbrëmë i plagosur me plumb në këmbë te Komuna e Parisit

I riu në foto është Redi Balla, 22-vjeçari i cili u gjet dje në mbrëmje i plagosur në rrethana të paqarta në makinën e tij. Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dje në mbrëmje rreth orës 22:35, të shtëna u dëgjuan në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Pranë lulishtes te rrethrrotullimi u gjet i plagosur me një plumb në këmbë shtetasi Redi Balla.

Nuk dihet nëse autori i plagosjes ka qenë në të njëjtën makinë me 22-vjeçarin. Pas ngjarjes uniformat blu rrethuan zonën dhe ushtruan kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj. Ngjarja ndodhi ndërkohë që i gjithë fokusi, përfshirë edhe policinë, ka qenë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, që po luhej në stadiumin “Air Albania”.

Dyshimet paraprake janë për një atentat, megjithatë ka ende pak detaje mbi rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Policia pritet të kqyrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e populluar ku ka prani të bizneseve të shumta.

NJOFTIMI PARAPRAK

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...