23.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Basha apel publik mbi pushtetin e tretë: “U bë kohë që shqiptarët po ju presi, mos u bëni bashkëpunim në krim, por ndëshkojeni atë në të gjitha nivelet”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme bëri një apel publik mbi pushtetin e tretë, atë të drejtësisë. Basha kërkoi nga ana gjyqtarëve dhe prokurorëve që të veprojnë në lidhje me korrupsionin, i cili po cënon zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas kryedemokratit shqiptarët po e presin me kohë veprimin e drejtësisë dhe tashmë gjyqësori nuk duhet të vonojë për hetimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në afera korruptive.

Basha theksoi se denoncimet e PD-së mund të mbeten vetëm në kuadrin e deklaratave politike, ndaj duhet veprim nga ana e pushtetit të tretë.

“Përpara se ta mbyll kam një thirrje për pushtetin e tretë, zonjat dhe zotërinjtë e drejtësisë. Në mungesë të ndëshkueshmërisë ajo që do të mbetet nga denooncimet tona janë debatet politike. Propaganda e regjimit do mundet t‘i shpërfaqë debatet tona si llafe apo propagandë.

E vërteta është aty jashtë, te çmimet që rriten, te bizneset që mbyllen, te investimet e huaja që nuk vijnë dhe te korrupsioni që ha buxhetin e shtetit dhe shkatërron ekonominë.

Zonja dhe zotërinj u bë kohë që shqiptarët po ju presin, mos bëni që vonesa juaj të bëhet penguese për demokracinë dhe interesat e qytetarëve. Mos u bëni bashkëpunim në krim, por ndëshkojeni atë në të gjitha nivelet.

Lëreni tapetin e kuq për artistët dhe mos kaloni aty krahë për krahë me subjektet e drejtësisë, me ata që në vend të gotave të shampanjës duhet tu trokisnit prangat në kyçe”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...