19.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Rama i përgjigjet Bashës për debatin në Kuvend: “Prodho një pllakë të re megafoni, futi ca melodi të reja, mos imito ato të foltores, origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas përplasjeve të këtij të fundit me deputetin socialist, Eduard Shalsi, teksa e cilësoi këtë të fundit “plehrë, fundërrinë…”.

Kryeministri Rama shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur, teksa iu drejtua Bashës, duke i thënë që të mos imitojë foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit.

Kreu i qeverisë iu drejtua kryedemokratit Basha duke i thënë të ndryshojë “pllakën e gramafonit” sa i takon akuzave, ndërsa duke iu referuar Berishës, tha se “zëri i padronit ka ikur te foltorja”.

Prodho një pllakë të re megafoni, futi ca melodi të reja. Tani të duhet një pllakë e re patjetër. Se ‘la voce del padrone’ ka ikur te foltorja. Tani ka ngel vetëm ‘la voce’ pa “padrone”. The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë, dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër. “Albania1′, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’ që siç tha ai i foltores bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për tu futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg.

Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot prapë ju kuptoj”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...