30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Publikohen shifrat nga Universiteti John Hopkins/ Mbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi

Mbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19-ës.

Sipas të dhënave të bërë publike nga Universiteti Johns Hopkins, numri i viktimave ka arritur në 5, 001, 817 persona.Ndërkohë numri i infeksioneve ka arritur në 246, 811, 481.

Pandemia Covid vijon të mbetet shqetësuese, në shumë vende janë shënuar rritje të rasteve me Covid si pasojë edhe e përhapjes së varianteve të reja.

Vetëm disa muaj më parë, në qershor, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë së koronavirusit arriti në 4 milionë.

Shifra e re vjen ndërsa disa vende vazhdojnë të hasin vështirësi në sigurimin e vaksinave, në një kohë kur një pjesë ka nisur të vaksinojë popullsinë me dozën përforcuese.

Së fundmi OBSH ka bërë thirrje për krijimin e një mekanizmi të ri financimi në mënyrë që vendet të jenë të përgatitura në rast të shpërthimit të pandemive të reja.

Në letrën e OBSH-së thuhej se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave po merr çdo ditë jetë njerëzish dhe vazhdon të rrezikojë të gjithë.

“Historia dhe shkenca e bëjnë të qartë: veprimi i koordinuar me qasje të barabartë në burimet e shëndetit publik është mënyra e vetme për t’u përballuar me plagë globale të shëndetit publik si COVID-19. Ne kemi nevojë për një shtytje të fortë e kolektive për të shpëtuar jetë, për të zvogëluar vuajtjet, si dhe për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme globale”, thuhet më tej në deklaratën e OBSH-së.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...