28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Vrasja e ish-policit në Laç/ Zbulohen detaje të reja rreth ngjarjes, viktima u ndoq nga 3 persona, 25 të shoqëruar

Një ish-efektiv i Policisë së Shtetit u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës në qytetin e Laçit.

Ishte ora 07 e 23 minuta, kur 61-vjeçari, Xhelal Reçi, po shkonte për të hapur bizneset në pronësi të tij në qendër të qytetit, kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Xhelal Reçi mori një plumb në gjoks dhe me reflekset e ish-policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy ndërtesave në zonë. Por, plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse dhe ai humbi menjëherë jetën.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 61-vjeçarit Xhelal Reçi.

Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e konfliktit të të birit, Besnik Reçi, të cilit një vit më parë, iu bë atentat nga persona të armatosur, në rrugën Lezhë-Shkodër, por për fat të mirë, arriti të mbijetonte dhe ta kalonte këtë episod pa u lënduarP

Besnik Reçi, dyshohet se ka qenë i implikuar në disa ngjarje në qytetin e Laçit. Lidhur me atentatit që iu bë babait të tij, Xhelalit, policia ka shoqëruar deri më tani 25 persona, por pa rënë konkretisht në gjurmët e autorëve. Pas kryerjes së vrasjes, dyshohet se autorët dogjën makinën që u përdor për krimin, një mjet tip “Toytota” me targa të huaja, në afërsi të lumit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...