19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Guvernatori Sejko: “Ekonomia po rimëkëmbet pas tërmetit e pandemisë, inflacioni u rrit, mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit të lekut”

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e politikës monetare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp të së mërkurës tha se “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi diskutoi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe ecurinë e pritshme të tyre, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 0.5 %”.

Sejko theksoi se mbeten të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1 % dhe 0.9 %.

Kreu i Bankës Qendrore vuri në dukje se, “politika monetare mbetet e përshtatshme për mbështetjen e rritjes ekonomike në horizontin kohor afatmesëm, në funksion të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik dhe të kthimit të inflacionit në objektiv 3% në vitin 2022”.

“Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin 3-mujor të politikës kombëtare. Informacioni i ri i marrë në analizë tregon se ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia. Kjo ecuri vihet re në rritjen e vëllimit të aktivitetit ekonomik, në zgjerimin e punësimit dhe rritjen e pagave, në përmirësimin e bilanceve financiare në sektorin privat si dhe në rritjen e qëndrueshme të kredisë bankare.
Informacioni i ri tregon rritje të inflacionit si në ambientin e huaj ashtu dhe në ambientin e brendshëm. Rritja e inflacionit u diktua kryesisht nga goditjet e ardhura si pasojë e disbalancës së kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse në rritje, presionet e brendshme për rritjen e pagave, punësimit dhe të inflacionit janë ende të moderuara.

Ekonomia shqiptare do vazhdojë të rritet në horizontin afatmesëm e mbështetur nga stimuli monetar, duke krijuar premisa për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit objektiv brenda vitit të ardhshëm.

Inflacioni erdhi duke u rritur në 3-mujorin e tretë, në masën 2.4%. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 0.5%

Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimit i skenarit bazë, i forimit të rimëkëmbjes do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë 3 muajve në vijim”, deklaroi Sejko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...