25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Abuzimet ndaj të miturve/ Reagon deputetja e LSI, Erisa Xhixho: “Projekt-ligji për Regjistrin e Krimeve Seksuale, miratimi i tij zgjidh mbrojtjen nga dhuna seksuale”

Deputetja e Lëvizjes Sociliste ër Integrim, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me abuzimet ndaj të miturve që kanë ndodhur së fundmi në vend.

Përmes një postimi në facebook, Xhixho bën me dije se dorëzoi ditën e djeshme në Kuvend projektligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale, i hartuar në bashkëpunim me CRCA/ECPAT.

Sipas saj ky regjistër që do të përfshijë ata që ajo i cilëson si grabitqarët e seksualë, do të jetë një instrument shtesë në dorën e shtetit për të parandaluar krimet seksuale.

Xhixho shprehet se ngjarja është shokuese dhe se raste të tilla duhet trajtuar me seriozitet, ndërsa ka kujtuar edhe rastin e rëndë të përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar.

Postimi i Erisa Xhixhos

E tronditur pas ngjarjeve ulëritese të fundit, dhunimit shtazor të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar. E pafjalë si grua, e shokuar si nënë, por plot nerv për të bashkuar zërat, për ta ndryshuar këtë realitet.

Raste të tilla, fatkeqësisht jo të izoluara duhen trajtuar siç duhet. Dhuna ndaj femijeve e grave sipas studimit 10-vjeçar të CRCA/ECPAT Shqipëri “Krimet Seksuale ndaj Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri”, gjeti se të paktën 65 përqind e krimeve seksuale kryen ndaj fëmijëve, përgjithësisht fëmijë vajza.

Dje dorëzova në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale ne bashkepunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e femijëve e grave nga dhuna seksuale!

Krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale i cili duhet të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime seksuale të mundshme nga grabitqarët seksualë.

Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

Ky eshte vetëm një hap i parë, që pret angazhimin e gjithë aktorëve të shoqërisë civile, qytetarët, median, kolegëve deputetë, akademikët. Të gjithë që mund të kontribuojnë me mendime sugjerime për të miratuar nje ligj që i shërben mbrojtjes së fëmijëve, grave nga dhunuesit seksualë.

Zëri ynë duhet sot, më i fortë se kurrë. E nesëmja është vonë dhe nuk do na e falë heshtjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...