30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Zvogëlon me 90% shanset e vdekjes dhe shtrimit në spital”- Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrimit në spital dhe vdekjes.

Pfizer ka thënë më 5 nëntor se do t’i kërkojë Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që ta autorizojnë pilulën sa më shpejt që është e mundur.

Hulumtuesit në gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një pilulë për ta trajtuar koronavirusin, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë nëpër spitale.

Nëse pilula është e qasshme, atëherë mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat dhe për të shpejtuar shërimin.

Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka thënë se kompania është në diskutime aktive me 90 shtete për t’i furnizuar me pilulë.

“Synimi ynë që është secili person të botë të jetë në gjendje ta ketë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Bourla në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Një pilulë tjetër e krijuar nga kompania Merck, është duke u analizuar nga FDA për miratim.

Britania e Madhe është bërë shteti i parë që ka miratuar përdorimin e kësaj pilule më 4 nëntor.

Merck ka thënë se pilula e saj zvogëlon mundësinë e shtrirjes në spital dhe vdekjes nga COVID-19, për 50 për qind.

Megjithatë, rregullatorët amerikanë vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky virus.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...