30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rritja e fundit e numrit të infektimeve me Covid-19 alarmon mjekët dhe politikanët/ “Vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit duhet të zbatohet për…

Rritja e fundit e numrit të infektimeve me Covid-19 po alarmon mjekët dhe politikanët. Thirrjet për vaksinim të detyrueshëm për grupe të caktuara profesionesh dhe rifutja e testeve falas po bëhen gjithnjë e më të forta.

“Vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit duhet të zbatohet për njerëzit që punojnë në institucione mjekësore, në shtëpitë e përkujdesjes për të moshuarit, si dhe në shkolla dhe kopshte”, thuhet në një rekomandim të Shoqates Gjermane të Mjekësisë Marburger Bund. Vaksinimi i detyrueshëm duhet të vendoset edhe për personat që punojnë në qendrat e të pastrehëve dhe ato për azilkërkues dhe refugjatë.

Për shkak të rritjes së infektimeve me Koronën në Gjermani pritet të merren përsëri masa drastike për reduktimin e kontakteve. Landi i Saksonisë ka vendosur që duket filluar nga dt. 08 nëntor 2021, në restorante, bare apo teatër të hyjë në fuqi i ashtuquajturi rregull 2G, pra të lejohen të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar apo janë shëruar prej Covid-19.

“Një nga vendimet më të marra” 

Virologu Jonas Schmidt-Chanasit paralajmëroi kundër mbivlerësimit të efektit të ashtuquajturit rregull 2G, sepse ky krijon një “siguri të rreme”. Ai tha se edhe njerëzit e vaksinuar  mund të infektohen dhe ta transmetojnë virusin, edhe nëse probabiliteti është më i ulët.

Edhe virologu Hendrik Streeck mendon se rregulli 2G është problematik. “Të vaksinuarit kanë ndjenjën se nuk janë më pjesë e pandemisë dhe se nuk sillen më në përputhje me rrethanat e rrezikut”, tha Streeck. “Problemi i dytë janë të pavaksinuarit, të cilët për shkak të përjashtimi do të testohen akoma edhe më pak, gjë që mund të çojë në shpërthime të pakontrolluara.

Të dy virologët e kritikuan ndërprerjen e testeve falas për qytetarët në mes të tetoritë dhe kërkuan rikthimin e shpejtë të tyre. Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, madje tha: “Heqja e testeve falas ishte një nga vendimet më marra”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...