14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lindita Nikolla, pret Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian/ “Shqipëria është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare”

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar sot një takim me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

 

Kryetarja Nikolla i shprehu Santos vlerësimet e larta për punën e shkëlqyer si Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Evropian si edhe mbështetjen pa kushte për çeljen e negociatave dhe avancimin drejt mbajtjes sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetësi i zëshëm i të ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Nisma e Presidentit Sassoli për krijimin e dialogut mes Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian ka qenë një mjet domethënës i bashkëpunimit dhe përkushtimit politik për integrimin evropian të rajonit.”, theksoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nga krahu tjetër, Isabel Santos vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në rrugëtimin evropian dhe realizimin e reformave, të cilat duhet të avancojnë, jo vetëm për shkak të kërkesave e standarteve integruese, por si përgjigje ndaj aspiratave e nevojave të qytetarëve shqiptarë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Nikolla thekson gjithashtu se Shqipëria është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare!
Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos: Shqipëria është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare! Opozita në Kuvend, momentum i ri dhe klimë pozitive për avancimin e reformave“, shkruan Nikolla.
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...