25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Ky s’është parlament, kjo është realitet i hidhur i shoqërisë”/ Deputeti Tomor Alizoti: “Kemi injorancë në parlament”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka folur ashpër, gjatë fjalës së tij në Kuvend,  kur tha se në Kuvendin e Shqipërisë janë mbledhur “injorant” dhe se politika po kthehet në gallatë dhe linçim.

Alizoti vuri në dukje se salla e Kuvendit ishte pothuajse bosh teksa ai fliste, ndërkohë që tema kryesore që po diskutohet, buxheti i shtetit për vitin 2022 ka një rëndësi shumë të madhe.

Sipas tij, në sallën e Kuvendit ka deputetë që servilosen tek lideri i partisë për një post, ndërsa tha se pasuria e politikanëve shqiptarë sot sfidon edhe pasurinë e elitës së perandorive të botës.

“Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një shteti, kryeministri s’është në sallë por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Shqipëria sot ka një elitë shumë më të pasur se në gjithë kohërat e saj, elita politike shqiptare sot mund të sfidojë dhe elitën e perandorive të botës dhe të Amerikës, aq e pasur është, aq e pasur pa ditur gjë pa bërë fjalime politike.

Kemi injorancë në parlament, më vjen keq që e them këtë, kemi banalitet ndaj politika shqiptare është lincim, fyerje e gjitha.

Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i serviloset që të kapë ndonjë post. E dini kur ka vdekur parlamentarizmi? Kur listat për deputet i bën kryetari i partisë.

Duhet ta mbash mirë me kryeminstrin edhe atje nga pala jonë që të bëhesh deputet dhe kur vjen këtu s’di ca thua.

Do thuash ky është burrë i mirë e ky është burrë i keq e në fund mund të bësh edhe pak grusht. Ky s’është parlament, kjo është realitet i hidhur i vendit, shoqërisë.

Meqë mendimtarët e mëdhenj janë në shpi ose po pijnë ndonjë verë të shtrejntë kjo është fatkeqësia e shqiptarëve, nga politika s’ka për ti ardhur gjë por shpresoj që ata njerëz që na shohin në tv të revoltohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Alizoti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...