25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

100-vjetori i luftës heroike të Dibrës/ Meta: “Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri”

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.

Përmes një postimi në rrjetet socilae Meta shprehet se burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë.

Sipas tij kjo ngjarje është një burim frymëzimi edhe për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve.

Postimi i Presidentit Meta

Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë. Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar. Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...