0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Flet tezja e të miturit që u vra në Fier:”Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë”

Tezja e 8-vjeçarit Mateo Vasia që u rrëmbye dhe u vra ditën e djeshme nga fqinji i tij në fshatin Grecallit të Fierit ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo ka treguar bisedën e fundit me nipin dy ditë më parë, kur i kishte thënë se do i tregonte një sekret.

Në një lidhje ‘skype’ nga Italia, tezja e të miturit Adriana tha se lajmin e kishte marrë nga motra tjetër, teksa në fotot e trupit të pajetë të nipiti kishte parë shenja dhune.

“Ndodhem prej 3 vitesh e gjysmë në Itali. Pres të bëj dokumentet. Dola t’i blija ca gjëra dhe çokollata djalit. Në darkë me thotë djali që o ma ka humbur Mateo.

I shkruaj motrës që kam në Greqi, janë dy motra burrat vëllezër dhe e pyes ça ka ngjarë me çunin, më thotë ke shkarë nga trutë e kokës.
Më pas më merr në telefon dhe më thotë Djana bëhu e fortë se çunin e kanë vrarë. Motra ime dhe kunati janë njerëz punëtorë, kanë punuar me djersën e ballit dhe me sakrifica. Ai kriminel që kishte bërë një krim, pse qeveria nuk mori masa dhe të priste t’i merrte jetën një vogëlushi. A është e drejtë? Kur person bën një krim, ai që e bën njëherë e bën praë, pse e nxjerr nga burgu. Ishte një ëngjëll, e çoi për të blerë bukë dhe i tha hajde tek shtëpia ma sill. Lam 3 vjet e gjysmë që nuk i kam parë, nuk i kam ndjerë aromën. Më ngelën çokollatat në çantë, më ngelën gjërat që i kisha blerë për çunat. Më kërkonte shumë gjëra dhe i kisha premtuar që do e nxirrja në Fier. Sot nuk isha dot aty. t’i hidha një grusht dhe. Aty ku është vrarë nipi të ngrihet një lapidar.
Kam folur me dy çunat e mi që gjenden aty, me vëllezërit dhe vjehrrën e motrës. Kurse me motrën nuk kam folur, nuk është në gjendje. Kam parë dy foto të çunit, ishte i masakruar, me shenja dhune. Çfarë ma ka gjetur motrën, më ka gjetur dhe mua.
Para dy netësh më marrin dy nipat në telefon e bënin shaka. Më tha do të them një sekret dhe ty, do dalim në Fier bashkë e do ta them. Nuk ta them tani, se më dëgjon mami e babi, unë dua ta them vetëm ty dhe Kristos, djalit që kam këtu. Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë.
Fotot e nipit mi nisi vëllai, ishte i masakruar në pjesën e fytyrës, kur i pashë me iku truri. Dua vetëm drejtësi. Ai nuk meriton burg, meriton ta nxjerrësh në mes të Fierit, ta varësh dhe t’i hedhësh benzinë e t’i vësh flakën. Ta shikojë motra, dhe siç ka vuajtur nipi im, të vuajë dhe ai”, tha tezja mes lotësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT