23.4 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

PS do e thërrasë si dëshmitar në Komisionin Hetimor Zgjedhor/ Bardhi: “Jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë për masakrën në Elbasan”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të thirret si dëshmitar në Komisionin Hetimor për strukturën e mbrojtjes së votës.

Bardhi deklaron se është gati të dëshmojë në çdo kohë për atë çfarë ndodhi në Elbasan në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Reagimi i tij erdhi pasi përfaqësuesit e PS thanë së do ta thërrasin si dëshmitar në komisionin hetimor për atë që u quajt struktura e mbrojtjes së votës.

Mes të tjerash ai nuk i kursen akuzat, ndërsa akuzon Taulant Ballën, se ky i fundit kishte bandën për shtab elektoral.

“Ata janë qytetarë të ndershëm, vullnetarë të PD dhe nuk do t’i dorëzojmë kurrë për t’u bërë ushqim për patronazhistët tuaj. Secili prej tyre ka patur mbi shpinë gjatë katër muajve Policinë e Shtetit. Ka ardhur Policia e Shtetit dhe i ka kontrolluar me dhjetëra herë. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i armatosur. PD nuk ka ngritur grupe paramilitare. Grupe paramilitare kishte ngritur PS me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nëse doni emra dhe informacione kur të vijë koha i themi këtu.

Ajo që ne kemi ngritur është çdo strukturë që ka ngritur çdo parti politike në të gjithë botën, përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-së. Sikundër secili prej atyre vullnetarëve ka qenë pikë kontakti zyrtar me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë vepruar si struktura ilegale të panjohura.”, tha ai.

Zoti Bardhi vlerësoi vullnetarët për mbrojtjen e votës për mundësimin e zbulimit të krimeve zgjedhore na partia në pushtet.

“185 kallëzime i keni sot në Prokurori. Janë të dhënat e mbledhura nga ky grup dhe do të duhej secili prej jush të falenderojë çdo qytetar të ndërgjegjshëm qoftë në PD qoftë në PS që mbledh të dhëna për kryerjen e një krimi dhe i paraqet të dhënat në Prokurori. Do të duhet t’u themi faleminderit atyre jo patronazhistëve që na vjedhin të dhënat tona personale, përcaktojnë edhe se si voton drejtuesi i SPAK se si voton Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm dhe për turpin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, të dhënat e të cilëve janë vjedhur, siç janë vjedhur të dhënat e 2 milionë shqiptarëve, flenë mbi dosje. Do të duhej t’i hetojnë. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se ishte i gatshëm të dëshmonte para Komisionit Hetimor.

“E kam çuar kallzim penal. Po pres të hetojë Prokuroria dhe jam i gatshëm të dal atje e të jap informacione se kush ishin trafikantët e drogës që shoqëronin nga mëngjesi në darkë Taulant Ballën dhe ekipin tuaj në Elbasan. Kush ishin njerëzit që shpalleshin në kërkim paradite nga policia dhe pasdite shoqëroheshin nga policia për të shpërndarë para’ shtëpi më shtëpi në Elbasan. Nuk kishte Polici Shteti në Elbasan kishte bandë që komandonte nga drejtori i Policisë, që ishte i pafuqishëm për t’i luftuar. Dhe ta them unë se përse?! Sepse kjo bandë ishte shtabi i Taulant Ballës në Elbasan. Dhe Taulant Balla kishte të drejtën dhe mundësi për të shkarkuar drejtorin e qarkut, siç e bëri”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi foli edhe për një arsye që sipas tij nuk është përmendur deri më tani për largimin nga Elbasani të Drejtorit të Policisë.

“Një nga arsyet pse e shkarkoi drejtorin e qarkut ishte se nuk i bindej deri në fund Taulant Ballës. Ai i thoshte: “shko hyr në shtabin e kundërshtarit tim politik”, “mos shpall në kërkim eksponentët e krimit të organizuar.” Se ditën kur i denonconim, mbylleshin në shtëpi ata. Në darkë i mblidhte Taulant Balla u thoshte: “Më keni mua.” Të nesërmen merrnin zemër ata, masakronin, kërcënonin qytetarët, blinin vota në mes të ditës, mblidhnin karta identiteti. Ky është realiteti”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...

Horoskopi ditor, e Martë, 16 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot mund të ndiheni veçanërisht të motivuar për të përfunduar një objektiv të rëndësishëm. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve. Në dashuri,...