10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ervin Bacaj për Portin Turistik në Vlorë/”Marina Vlorë llogaritet që të shtojë numrin e turistëve në Vlorë me 200.000 persona në vit”

Pjesë e buxhetit të deklaruar nga qeveria për vitin 2022 është edhe një port i ri turistik në qytetin e Vlorës. Është folur për përparësitë e tij krahasuar me portin aktual, për peshën që do të zërë në ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Interesit të publikut për këto zhvillime i vjen në ndihmë Ervin Bacaj. Ai është drejtuesi i projektit për portin e ri ose siç njihet ndryshe Marina Vlorë. Ervini shpjegon për herë të parë konceptin e një sipërmarrjeje të tillë dhe rëndësinë strategjike të saj.
• Investimi do të kushtojë rreth 3 miliardë lekë
• Do të krijohen mbi 500 vende të reja pune
• Do të gjenerohen deri në 20 milionë euro në vit për ekonominë vendase

Përfitimet për popullsinë dhe ekonominë lokale janë në disa plane. Fillimi i punimeve do të hapë menjëherë vende pune, të cilat parashikohen të arrijnë ne disa qindra, në specialitetet inxhinier marine, inxhinier navigimi, inxhinier konstruktor, teknologji informacioni, arkitekt, financier, ekonomist dhe të tjera. Më pas, funksionimi i njësive përbërëse të portit do të kërkojë një numër të madh menaxherësh të shërbimeve të ndryshme dhe punonjës të të gjitha niveleve.

“Marina Vlorë llogaritet që të shtojë numrin e turistëve në Vlorë me 200.000 persona në vit, pasi hoteleria do të jetë e standardit me 4 dhe 5 yje dhe qyteti do të futet në itineraret e rekomanduar të udhëtimeve luksoze. Porti i ri do të jetë veçse porta hyrëse e këtyre turistëve drejt pikave turistike të Vlorës, madje edhe të zonave më të afërta. Atëherë do të flasim vërtet për turizëm elitar në Vlorë dhe për gjithë përfitimet nga pushues të atij kalibri.

Ne kemi llogaritur që gjithë aktiviteti i Marinës Vlorë do t’i sjellë Vlorës rreth 4.3 milionë euro të ardhura në vit. Po të llogarisim edhe aktivitetin ekonomik të hotelerisë, restoranteve, furnizimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve lundruese, vlera vjetore që përfiton ekonomia arrin deri në 20 milionë euro.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...