16.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Masa të shtuara në fundjavë dhe për festat e nëntorit/ “Vijojnë kontrollet intensive duke përdorur makinën inteligjente, për parandalimin e aksidenteve rrugore”

Policia e Shtetit thotë se ka marrë masa të shtuara për këtë fundjavë dhe për festat e nëntorit, ku pritet të ketë një fluks më të shtuar të qytetarëve me rastin në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të ketë ceremoni festive.

Policia tha gjithashtu se gjatë kësaj jave janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 2334 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 4121 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 206 leje drejtimi, nga të cilat 113 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 38 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë
Masa të shtuara në fundjavë dhe për festat e nëntorit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet intensive duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Makina inteligjente vijon të monitorojë qarkullimin rrugor jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë territorin e vendit, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët krahas shpejtësisë, qarkullojnë edhe pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë kësaj jave janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 2334 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 4121 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Janë pezulluar 206 leje drejtimi, nga të cilat 113 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 38 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Në kuadër të festave të nëntorit, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke rritur prezencën e shërbimeve policore, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të ketë ceremoni festive.
Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare kanë fluks të shtuar dhe se në rrugë ka prezencë të lagështirës për shkak të motit me shi, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...