7.5 C
Tiranë
Tuesday, October 21, 2025
spot_img

Vrasje, trafik droge e prostitucion, OFL i dërgon formularin 7 të dënuarve në 5 qytete (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit është intensifikuar tashmë teksa është ndalur në 5 qytete duke u dërguar formularin e vetdeklarimit 7 të dënuarve më parë.

Në Fier OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje me paramendim si dhe një tjetri për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në Lushnje duhet të deklarojë pasurinë D.K, alias D.S, i dënuar më parë për trafik droge. Në Tiranë Sh.L,  i dënuar për vrasjen e punonjësve të Policisë i është dërguar gjithashtu formulari kurse në Elbasan dhe Berat dy të dënuarve për trafik narkotikësh e prostitucion.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 16 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;

Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

49-vjeçari plagoset nga një granatë e vjetër në fshatin Gështenjas

0
Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të vjetër. Ngjarja ndodhi ndërsa...

E reja britanike paralizohet pas goditjes në tru dhe zgjohet nga koma Duke folur...

0
Një pushim për ditëlindje në Turqi për 28-vjeçaren britanike, Kathy Warren, u kthye në një makth shëndetësor, duke sjellë një pasojë shumë të çuditshme. Sipas...

“Gëzuar përvjetorin“, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku konfirmojnë lidhjen e tyre

0
Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, pas muajsh thashethemesh në media. Ka qenë vetë Vesa...

Meksikë, të paktën 76 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet...

0
Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Meksikën...

Trump paralajmëron Hamasin: “Do të zhduket nëse nuk respekton armëpushimin”

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj grupit Hamas, duke theksuar se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet...