30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Negociatat me BE/ Vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, PS del kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut!

Vetoja e Bullgarisë për Shkupin dhe fillimi i negociatave të Shqipërisë me BE janë sërish shkak i një tjetër përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidencës.

Por Tirana zyrtare nuk është e unifikuar në këtë qëndrim. Presidenti Ilir Meta ditë më parë pranoi propozimin e Bullgarisë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të filluar e vetme tryezën e parë ndërqeveritare.

Sot kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli u shpreh sot në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria nuk do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia dhe se beson që Sofja do të heqë veton.

“Shqipëria në fakt ka një shok të mirë në këtë rrugëtim, që është komshiu, bashkëudhëtari i saj, që është Maqedonia e Veriut dhe besoj që ky ka qenë rrugëtim që kemi ditur të mësojmë nga gabimet e njëri tjetrit dhe të përfitojmë nga njëri tjetri.

Kështu që nuk mendoj që Shqipëria do të kërkojë, të mund të shkëputet, dhe të duhet të shkëputet, besoj dhe shpresoj shumë, që me zhvillimet e fundit pas zgjedhore në Bullgari të heqë veton dhe t’i hapë rrugën Maqedonisë dhe Shqipërisë për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, ku me gjasë do të marrim “OK”-in për hapjen e negociatave” tha ajo.

Shkupi, por edhe Tirana presin që zgjedhjet parlamentare në Bullgari të pasohen me një ndryshim kursi nga qeveria e re për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok. Por Presidenti Radev pak ditë më parë u shpreh qartë se nuk tërhiqet nga vetoja.

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...