23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Promovimi i verërave “Made in Albania” në tregun italian/ Presidenti Meta: “Nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar”

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë nëpërmjet video-konferencës në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Somelierëve Italianë në komunën arbëreshe.

Meta shkruan se aty u promovuan verërat shqiptare, nën logon “Made in Albania”.

Kreu i shtetit thekson se këto pije nxjerrin në pah traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar, si dhe lidhet e vendit tonë me komunitetin arbëresh.

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë kënaqësi përshëndeta dje, nëpërmjet një video-konference, aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Somelierëve Italianë, në Komunën arbëreshe të Shën Mitër Korona, për promovimin dinjitoz të verërave tona të mrekullueshme “Made in Albania” në tregun italian.

Ky aktivitet, që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve tona, në veçanti mes komunave arbëreshe dhe Shqipërisë, kishte rëndësi të madhe edhe për qëllimin social dhe human për të cilin ishte ideuar, pasi të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve sanitare dhe shëndetësore në vendin tonë, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

E falenderova Klubin AIS Kalabri dhe Klubin AIS Shqipëri për këtë nismë dhe urova që në të ardhmen të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla, që përveç aspektit humanitar, nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar, si dhe forcojnë lidhjet e Shqipërisë me komunitetin arbëresh dhe Italinë mike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...