4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rikthehet versioni i shumëkërkuar, ndryshime të reja në Instagram

Gjatë një seance dëgjimore përpara Senatit, kreu i Instagram Adam Mosseri tha se kompania po punon për një version të “feed-it” të saj që do të shfaqë postimet e përdoruesve në rend kronologjik, ndryshe nga algoritmi i saj aktual që rendit postimet bazuar në preferencat e përdoruesve.

Feed-i i prezantuar në 2016-ën, dhe më pas i përditësuar në 2017-ën për të përfshirë postimet e rekomanduara, nuk pëlqehet gjerësisht nga përdoruesit, të cilët preferojnë që postimet e tyre dhe postimet e miqve të tyre të shfaqen në rend kronologjik. Feed-i aktual përdor Inteligjencën Artificiale për të krijuar atë që Instagram e konsideron feed më të personalizuar, bazuar në aktivitetin dhe preferencat e përdoruesve.

Mosseri u paraqit para Senatit ku ai “u vendos me shpatulla pas murit” nga senatorët për çështjet e sigurisë së fëmijëve në aplikacion, menjëherë pas publikimit të dokumentave të brendshme në Wall Street Journal që sugjeronin se kompania ishte në dijeni që aplikacioni i saj mund të ishte “toksik” për adoleshentët.

Kini pak empati. Mbani përgjegjësi,” Senatorja Marsha Blackburn qortoi Mosserin ndërsa seanca u mbyll.

Gjatë dëshmisë së tij, Mosseri propozoi krijimin e një “organi kompetent” që do të përcaktonte praktikat më të mira mbi trajtimin e të dhënave të fëmijëve dhe kontrollet prindërore për të ndihmuar në mbajtjen e fëmijëve të sigurtë në internet. Organi do të merrte të dhëna nga prindërit, rregullatorët dhe shoqëria civile, për të krijuar standard dhe mbrojtje universale.

Të martën, Instagram prezantoi opsionin “Take a Break” që filloi ta testonte muajin e kaluar për përdoruesit në SHBA dhe vendet e tjera anglisht folëse. Ky opsion i nxit përdoruesit të ndalojnë përdorimin e aplikacionit pasi e kanë përdorur atë për një periudhë të caktuar kohore.

Ajo që ju keni sugjeruar deri më tani është e pakuptimtë,” i tha Blumenthal Mosseri-t përpara se të përfundonte seancën, duke iu referuar Take a Break dhe përditësimeve të tjera. “Kjo nuk do t’i shpëtojë fëmijët nga efektet e varësisë ndaj platformës suaj.”

/BM

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...