26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Paga mesatare në ekonomi shënon ulje për herë të parë që nga tremujori i tretë i vitit 2020, këta janë sektorët që e pësojnë

Paga mesatare në ekonomi ka shënuar ulje të lehtë për herë të parë që nga tremujori i tretë i vitit 2020, pasi kishte shfaqur një tendencë të pandalshme rritjeje që nga ajo periudhë.

INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2021 është 56.435 lekë, duke u ulur me 0.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rënia është ndikuar nga ulja e pagave në sektorin e informacionit dhe komunikacionit (nga 88.3 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 85.2 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021).

Ulje shënuan dhe pagat në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, nga 120.6 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 108.6 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021.

Për aktivitetet e tjera pagat ishin pothuajse në të njëjtat nivele, në raport me tremujorin e mëparshëm.

Megjithatë, në raport me tremujorin e tretë 2020, paga mesatare në ekonomi është rritur me 6,9 %.

Punonjësit në banka dhe kompani sigurimi vijojnë të paguhen pothuajse sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej 11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Ndërtimit prej 3,8 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve është 70 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 37,8 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 10,1%, ndërsa për grup-profesionin e Forcave të Armatosura ka një rritje më të vogël, prej 1,9%.

opennews.al
opennews.al

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...