13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Grabitje e dyshime për përdhunime/ “Tmerri i Palasës”(EMRAT)

Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palasë, Himarë.

Vihen në pranga dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë.

Sekuestrohen sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.

Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë, janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të tjerë, në tentativë për të vjedhur në një market.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Bledar Çunaj, 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kapën dhe ndaluan edhe shtetasin Pilo Gjikokaj, 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:

-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale shtetases K. R.;

-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë shtetases K. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke shtetases V. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, shtetases M. Th.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë shtetasit A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore shtetases A. B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Himarës.

Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njeri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, nga DVP Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...