23.5 C
Tiranë
Monday, September 1, 2025
spot_img

Dieta me kumbulla të thata që po bën namin këtë sezon: ja si të humbni plot 5 kg brenda një jave

E shpejtë, efektive dhe mbi të gjitha aspak e vështirë për t’u mbajtur, dieta 1 javore me kumbulla të thata është pikërisht ajo që ju duhet në këtë fund shtatori për të pastruar organizmin, por edhe për të hequr ujërat e tepërta. Është një dietë shumë e thjeshtë dhe rezultati është i dukshëm menjëherë. Sigurisht që asnjë dietë nuk premton mrekulli, prandaj nëse e kombinoni me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë Brenda 7 ditëve.

Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin; luftojnë kapsllëkun, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj. Mirëpo studimet e ndryshme kanë provuar se kumbullat e thata ndihmojnë gjithashtu në rënien nga pesha, kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë. Bëhet  fjalë për 1 menu të pandryshueshme,e dhe pse keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.

Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura)
Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata
Dreka: 1 vezë e zier, 150 gr mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 gr djathë pa yndyrë dhe 3 kumbulla të thata
Zemra (vakti i padites): 1 mollë jeshille dhe 3 kumbulla të thata
Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kodi i ri Penal: Burg deri në 4 vjet për ushqime të pasigurta dhe...

0
Kodi i ri Penal sjell ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, duke parashikuar dënime më të ashpra për prodhimin, tregtimin dhe mashtrimin...

Izraeli pretendon se ka vrarë Abu Obeidën, zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit

0
Izraeli ka njoftuar se Abu Obeida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, është vrarë në një sulm ajror në Gaza. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

A ndikojnë stuhitë diellore te gjumi ynë? Ekspertët shpjegojnë të vërtetën

0
Ditët e fundit, shumë njerëz kanë pyetur nëse stuhitë heliomagnetike — shpërthimet e fuqishme nga Dielli që godasin fushën magnetike të Tokës — mund...

Alarm në Deçan: Zhduket një fëmijë i mitur me probleme shëndetësore, policia në kërkim

0
Një fëmijë i mitur është raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Sipas...

Julia Roberts mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia me fustan Versace dhe performancë...

0
Aktorja me famë botërore Julia Roberts ka bërë një hyrje triumfale në Festivalin e Filmit në Venecia, duke magjepsur publikun me një paraqitje plot...