29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohen 2 persona në Durrës, kishin fshehur drogën në arkat e bananeve

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, për shkak se iu është gjetur një sasi (8.5 kg) drogë e llojit kanabis në makinë, të cilën e kishin fshehur në disa arka bananesh.

Personat e arrestuar kanë rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë, pasi nuk u janë bindur fillimisht urdhërit të tyre për të ndaluar. Më pas ata janë vënë në ndjekje nga policia rrugore dhe ajo e rendit, duke u arrestuar.

Perveç akuzës për trafikimin e lëndëve narkotike, dy të arrestuarit tashmë do të përballen dhe me akuzën se kanë rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Policia Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e transportonin me automjet.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Operacional Durrës, që janë të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...