8.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Edi Rama pret në Aleksandër Vuçiçin dhe Zoran Zaev, çfarë do të diskutohet ne ‘Open Balkan’

Kanë mbërritur në Pallatin e Brigadave Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që i ka pritur në hyrje të Pallatit të Brigadave, ndërkohë që dy liderët e shteteve ballkanike kanë mbërritur në të njëjtën kohë.

Vuçiç dhe Zaev kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme në vendin tonë, dhe mbrëmë atyre iu rezervua një darkë në Elbasan, në resortin privat të biznesmenit Gjergj Luca.

Vizita e tyre u shoqërua me një protestë të thirrur në Tiranë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot mes presidentit serb, kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të qeverisë së Malit të Zi, Zoran Zaev.

11:30 Ceremonia e firmave

Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Niveli i Firmëtarëve: Liderët
Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i firmëtarëve: Liderët
Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë
Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave
Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Folës gjatë punimeve të samitit

-Kryeministri Edi Rama

-Presidenti serb, Aleksandar Vučić

-Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

-Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi

-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,

-Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic

-Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek

-Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez

-Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:

-Ines Muçostepa, Antoni Peshev.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tronditëse në gjyq: Granit Plava ndryshon dëshminë, implikon Naim Murselin në vrasjen e Liridona...

0
Zhvillime të forta kanë dalë në pah gjatë seancës në Gjykata Themelore në Prishtinë, ku i akuzuari Granit Plava ka ndryshuar deklaratën e tij,...

Ndërhyrje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin: Irani, SHBA dhe aleatët në lëvizje për negociata

0
Zhvillime të reja diplomatike sugjerojnë përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme, pasi sipas raportimeve, dy figura kyçe iraniane...

Alarm nga Kievi: Rusia synon infrastrukturën e ujit, Zelensky paralajmëron për përshkallëzim të ri

0
Presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, ka ngritur alarmin për një strategji të re të mundshme nga Rusia, duke paralajmëruar se Moska mund të synojë...

Shqipëria ndalet në Varshavë, Polonia përmbys kuqezinjtë – Kosova mban gjallë ëndrrën e Botërorit

0
Kombëtarja e Shqipëria nuk arriti të realizojë ëndrrën për të kaluar në finalen e “play-off”-it të Botërorit, pasi u mposht me përmbysje 2-1 nga...

Goditje nga Kushtetuesja, rëndohet pozita e Ballukut – dosja drejt akuzave për korrupsion dhe...

0
Zhvillimet e fundit në hetimet ndaj Belinda Balluku tregojnë një përkeqësim të ndjeshëm të situatës së saj ligjore, teksa çështja po hyn në një...