12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit/ 286 raste të reja dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë, në këto bashki:
rmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, M138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Pëalësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          286
Të shëruar në 24 orë       349
Të shtruar në spitale       118

Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 4011

Testime totale              1,456,072
Raste pozitive                207,221
Raste të shëruara          198,833
Raste Aktive                      5,201
Humbje jete                      3,187

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,545
Fier                 579
Durrës             362
Shkodër          339
Elbasan           307
Vlorë                239
Gjirokastër     222
Berat               219
Lezhë               135
Korçë               105
Kukës               73
Dibër                69

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...