Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet së bashku me ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.
Krahas imazhit, Rexha ka publikuar edhe një dedikim për Fejzullahun, duke shprehur admirimin e tij për karrierën dhe kontributin e artistit ndër vite në muzikën shqiptare.
Rexha e ka cilësuar Fejzullahun si një model dhe frymëzim për artistët, duke e përshkruar atë si një “shkollë të gjallë”.
“Sabriu, po ta kisha jetën tënde në dorë, do të ta falja edhe 50 vite të tjera jetë, sepse je një artist që ke lënë gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare. Për ne që merremi me artin, je një model, frymëzim dhe shkollë e gjallë”, ka shkruar Rexha.
Këngëtari ka theksuar gjithashtu se ndihet me fat që jeton në të njëjtën kohë me Sabri Fejzullahun dhe se ka mundësinë ta njohë nga afër.





