26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Lufta me covid trasformon motoçiklisti Valon Krasniqi, ja si duket ai tani pas 5 javëve në koma

Dita kur jeta e Valon Krasniqit pothuajse ndryshoi përgjithmonë ishte 17 gushti.

Krasniqi, 30 vjeç, motoçiklist muskuloz, entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur nuk ndihej mirë.

Një test për coronavirus tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe janë infektuar me virusin.

Por ndërsa motra shfaqte vetëm simptoma të lehta, Covid-19 shpërthen me ashpërsi të plotë te Valon Krasniqi.

Ai nuk ishte i vaksinuar – disa javë më parë kishte tentuar të caktonte një termin, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se fillimisht duhet t’u jepej përparësi të moshuarve, shkruan mediumi gjerman WDR, përcjell Telegrafi.

Prej ditësh ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi hante apo pinte ndonjë gjë. Pastaj ai mezi merrte frymë.

Familja e tij thërret ambulancën që e çon në një klinikë në vendbanimin e Krasniqit, Bergheim.

Por edhe aty mjekët dhe infermierët duhet të shikonin se si gjendja e 30-vjeçarit përkeqësohej me shpejtësi.

Pas një jave ai pësoi edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vinzenz në Këln.

Më 26 gusht, mjekët e atjeshëm kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë.

Burri i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një “hije e vetes”. Krasniqi është dobësuar për rreth 65 kilogramë.

Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij pati probleme ndaj barnave të shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit.

Por Krasniqi buzëqesh, sepse ai mbijetoi.

Lufta me virusin filloi vërtet me koma. Në këtë moment mushkëritë e 30-vjeçarit ishin aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bëjnë frymëmarrje artificiale.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron i varur në ECMO, një lloj “mushkërie artificiale” që furnizon gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin.

Por është edhe familja që i jep forcë të riut, shkruan tutje mediumi gjerman.

Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. Dhe merrte mbështetje nga ekipi i kujdesit intensiv.

E shoqja i përdor kryesisht vizitat për të dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve.

Ajo vendos fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipat e Krasniqit i shkruajnë për të. E gjithë kjo duhet ta motivojë atë të bëhet mirë.

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

Dhe për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyrmishi për Këshillin e Sigurisë: “Organ pothuajse formal”, nuk u adresua komprometimi i informacionit

0
Eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi e ka cilësuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare si një organ kryesisht formal dhe simbolik, duke argumentuar se mbledhja e...

Gjermania hyn në dimër me rezervat e gazit në nivel rekord të ulët: Rriten...

0
Gjermania po hyn në sezonin e dimrit me rezervat e gazit në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë për fundin e shtatorit, duke...

Inteligjenca daneze paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me sulme të kufizuara

0
Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa tensionet me Evropën vijojnë të rriten. Paralajmërimi vjen nga shërbimi danez...

Shpërthimi vdekjeprurës në Plaka, hetimet përqendrohen te gazi: Kërkohet pika e saktë e rrjedhjes

0
Hetimet për shpërthimin vdekjeprurës në Plaka, ku humbën jetën gjashtë persona, janë përqendruar në katin e dytë të ndërtesës, instalimin e gazit natyror dhe,...

Komandanti i KFOR-it pret të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë: Në fokus...

0
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Camp Film City, në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Shteteve...