17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Arrestohet inspektori në Tiranë, përdorte armën e punës për të kërcënuar familjen

Një inspektor policie në rzjonin nr.1 në Tiranë është arrestuar nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA. Shtetasi A.T 54 vjeç, prej vitesh kërcënonte gruan dhe fëmijët e tij me armën e shërbimit. Gjithashtu prej kohësh ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike drejt tyre.

Njoftimi i Plotë nga SHÇBA:

Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stresi largohet nga rrjetet sociale, fshin fotografitë dhe ndjekësit: “Nuk është një lamtumirë”

0
Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale. Artisti nuk ka...

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...