12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Simite të Buta në Avull

Buka e ngrohtë dhe e butë pambuk që ju pëlqen të gjithëve.

Kjo sidomos nëse po flasim për simitet, shija e tyre, aroma apo edhe forma kujton fëmijërinë dhe momete të gëzuara gjithnjë.

Në recetën e sotme do ju tregojmë një mënyrë jo tradicionale të përgatitjes së tyre, por që dhuron shumë shije.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së simiteve të bardha në avull.

Përbërësit

500 gr miell

300 gr qumësht

5 gr maja birre e thatë

35 gr sheqer

25 ml vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim zgjidhni një enë të thellë ku do të punoni brumin.

Shtoni në këtë enë miellin, sheqerin, gjysmën e sasisë së qumështit dhe majanë e birrës në formën e pluhurit.

Filloni ta përzieni të gjithë masën me anë të një luge dhe shtoni sërish pak nga pak pjesën e mbetur të qumështit.

Vazhdoni ta punoni brumin tuaj derisa të shikoni që është formuar një masë kompakte dhe e njëtrajtëshme.

Në fund hidhni tek ena edhe vajin e ullirit dhe punojeni brumin edhe për disa minuta të tjera me duar derisa ta thithë të gjithë vajin.

Vendoseni në një tavolinë pune dhe punojeni me duar derisa të keni formuar një topth të butë e pa kokrriza.

Mbulojeni brumin tuaj me një copë të trrashë dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

Më pas me ndihmën e një petësi hapni brumin duke e pluhërosur me pak miell.

Peta që do të formoni  duhet të jetë drejtkëndore të cilëm duhet ta punoni derisa të keni një drejtkëndësh 42 me 26 cm.

Pasi kësaj paloseni në tresh përsëgjati brumin tuaj dhe mbulojeni me një copë duke e lënë të pushojë për 10 minuta të tjera.

Më pas hapni dhe një herë me petës drejtkëndëshin tuaj nga pjesa më e gjatë e tij dhe filloni ta rrotulloni si një cilindër.

Do të formono kështu një tub të gjatë brumi të cilin priteni në 12 panine të vogla.

Po ashtu prisni edhe 12 fletë të vogla nga letra e furrës në mënyrë që t’i përdorni më vonë për zierjen në avull të simiteve.

Për zierjen

Kështu më pas merrni një tenxhere normale mbusheni deri ne 3-4 cm me ujë dhe sipër vendosni koshin metalik për zierjen me avull që është i ngjashëm me kullesën e makaronave.

Sigurohuni që të mos e prekë ujin e tenxheres posht dhe vendosni katër letra pjekje e sipër tyre katër simite.

Vendosni kapakun, lërini të pushojnë për 10 minuta më pas ndizni furrën dhe lërini të gatuhen në avull për 25 minuta.

Ju këshillojmë që të mps vendosni më shumë se 4 simite për çdo rradhe pasi brumi do të fryhet dhe ka mundësi që simitet t’ju ngjiten.

Më pas mund t’i konsumoni të ngrohta e buta pambuk.

Këto simite kanë tendencën të thahen shpejt prandaj mbajini sa më shumë të mbuluara e të mbyllura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...