26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Trauma” Vinçens Piroli, dëshmia e 34-vjeçarit të plagosur: Më qëlluan tek Ura e Bunës, ja pse nuk shkova në Spitalin e Shkodrës

Ndalohet në Spitalin e Traumës i plagosuri Vinçens Piroli.

Raportohet se ndaj 34-vjeçarit Piroli ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan në Ulqin Momcilo Gjurishic.

34-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër nuk ka folur dot për policinë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. I plagosuri ka pasur një komunikim vetëm me bluzat e bardha në Lezhë, ku i ka thënë se ka qenë duke lëvizur në këmbë në zonën e Urës se Bunës në Shkodër, kur dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

Nga frika se atentatorët do ta ndiqnin, ai nuk shkoi në Spitalin e Shkodrës, por kërkoi ndihmë në atë të Lezhës. Nisur nga kjo, policia ka ushtruar kontrolle në zonën e përmendur, por nuk ka gjetur gëzhoja dhe as raportime për të shtëna me armë.

Ndërkohë, po punohet me kamerat për të identifikuar personin që shoqëroi 34-vjeçarin në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...