26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Babai vret djalin e tij 7 vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, tenton të vrasë dhe gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, Davide Paitoni, i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç. Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.

Mediat italiane raportojnë se në trupin e tij u gjend një shënim i cili thoshte: ‘E kam lënduar Danielen, mos shiko në dollap’. Pas masakrës, autori niset drejt së ëmës së fëmijës e cila siç u theksua, ishin në prag divorci.

Paitoni ishte nisur drejt ‘Gazzada Schianno’, me të njëjtin qëllim, të vriste bashkëshorten e tij. Ajo mori goditje të shumta në fytyrë, bark e shpinë, por falë ndërhyrjes së autoriteteve gruaja u shtrua në spitalin më të afërt jashtë rreziku për jetën.

Në momentin që autoritetet zbuluan se me çfarë qëllimesh ishte nisur 40- vjeçari, filluan të investigonin për Danielen dhe kapjen e autorit.

Kërkimet për gjetjen e Paitonit, i cili u arratis menjëherë pasi tentoi të vriste gruan e tij, vazhduan gjatë gjithë natës. Davide Paitoni u arrestua mëngjesin e së dielës (3 janarit) në Viggiu teksa po përpiqej trë arratisej drejt Zvicrës me automjetin e tij tip ‘Golf’. 40-vjeçari ka tentuar t’i arratiset ushtarakëve, duke përplasur makinën e policëve si dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt një pylli. Pikërisht në zonën e pyllëzuar të Colle San’Elia, Paitone u ndalua, ndërsa ai ishte ende i armatosur me thikë. Dyshohet se ka qenë e njëjta armë e ftohtë që ka përdorur për të vrarë djalin e tij dhe plagosur gruan e tij.
Daniele ishte me të atin për të kaluar Vitin e Ri, hetimet e para mjeko-ligjore konfirmuan se vrasja daton në pasditen e 1 janarit, përpara se ai të dilte nga shtëpia për të shkuar të godiste me thikë ish-gruan e tij, duke u shtyrë për ta takuar me justifikimin të kthimit të fëmijës. Urdhri i arrestit është dhënë në prani të pistave “shumë të rënda” të tij, lidhur me rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e subjektit, i cili kishte një dozë kokaine në makinë dhe ende ecte i armatosur me thikë. Në përfundim të formaliteteve, Paitoni do të transferohet në burgun e Vareses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...