40.5 C
Tiranë
Monday, August 11, 2025
spot_img

Shqiptarët shpenzojnë 41% të të ardhurave vetëm për ushqime, Dibra dhe Elbasani qarqet më të varfëra

Shpenzimet për shportën ushqimore zënë peshën kryesore në të ardhurat e familjeve shqiptare. INSTAT ka publikuar anketën e buxhetit të familjeve për 2019 ku vihet re se shuma që nevojitet për blerjen e ushqimeve është  41 % të totalit të ardhurave ose rreth 340 mijë lekë për një familje me 3.7 anëtarë për një muaj.

Ky zë ka pësuar një ulje të lehtë por përsëri mban peshën kryesore në totalin e shpenzimeve.  Por çfarë produktesh ushqimore janë kryesore në tryezat e familjeve shqiptare  dhe çfarë është me kushtueshme “mish dhe nënprodukte”  me 20,7 %, “perimet” me 18,1 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 14,4 %, ndjekur nga “frutat”.

Pas ushqimeve  përsa i përket shpenzimeve rezultojnë të jenë pagesa e detyrimeve për energji elektrike,ujë dhe qira nëngrup për të cilën paguhet rreth 83 mijë lekë. Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 82.235 lekë.

Dibra ,Elbasani dhe Kukësi rezultojnë të jenë  qarqet më të varfëra në Shqipëri. Tirana rezulton se ka të ardhurat më të larta në rang vendi dhe po ashtu edhe shpenzimet e ndjekur nga Korça,Fieri dhe Durrësi. Nëse e krahasojmë me vitin 2018, Durrësi një nga zonat më të prekura nga tërmeti ka pasur një ulje të nivelit të jetesës  duke ia lënë vendin Korçës.

Shqetësues mbetet fakti që shpenzimet gjatë vitit të kaluar janë rritur me 5,6%  ose  rreth 4300 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat e familjeve kanë mbetur në të njëjtin nivel. Rritja më e madhe  e shpenzimeve të një familje gjatë 2019 vihet re në zërin e argëtimit, me  mbi 50%, si dhe në veshje apo pije alkoolike dhe duhan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen 271 kg kokainë në Portin e Selanikut, arrestohen tre anëtarë të organizatës kriminale

0
– Një operacion policor i zhvilluar në Portin e Selanikut ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej 271 kilogramësh kokainë, me...

Nga Instagrami te dosjet e Prokurorisë: Kush është Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen...

0
GJILAN – Fotot e tij në “Instagram” tregojnë makina luksoze Range Rover dhe BMW X5, darka me njerëz të pushtetshëm dhe citate motivuese për...

Pesë punonjës të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm në Gaza — akuza...

0
GAZA – Pesë anëtarë të stafit të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif dhe tre kameramanë, u vranë në një sulm në qytetin e...

Kylie Jenner feston 28-vjetorin: Nga reality TV në perandorinë miliardere të bukurisë

0
LOS ANGELES – Kylie Jenner feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, duke shënuar jo vetëm një moment personal, por edhe një pikë reflektimi...

Greqia në zi për vdekjen e Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit Antonis Samaras

0
ATHINË – Asnjë lajm nuk mund të kishte tronditur më shumë publikun grek sesa ndarja nga jeta e Lena Samaras, vetëm 34 vjeçe, vajza...