25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Prokuroria zbulon dy persona për nxjerrjen e të dhënave të pagave dhe targave

Të paktën dy persona janë identifikuar nga prokuroria e Tiranës për skandalin e nxjerrjes së të dhënave.

Burime nga akuza e kryeqytetit tregohen të rezervuara për dhënien e emrave të tyre, pasi hetimet janë ende në vijim për identifikimin edhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në nxjerrjen e pagave dhe targave të makinave.

Sipas prokurorisë pritet që në ditët e ardhshme të dilet me rezultate konkrete, ku mund të ketë edhe të ndaluar dhe të vënë nën akuzë për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Sipas burimeve mësohet se ndaj ketyre personave prokuroria ka siguruar disa prova që i implikon ato në skandalin e nxjerrjes së të dhënave të mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Përveç vëzhgimeve dhe përgjimeve në terren që agjentët kanë kryer pas nisjes së hetimeve, ku janë siguruar disa prova pasi të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre, provat kryesore janë edhe kqyrjet që janë bërë sistemit si dhe kompjuterave ku ata kanë ushtruar edhe detyrën.

Pra pas gati me shume se dy javësh hetimi, prokuroria ka dalë në konkluzion se të dhënat kanë dalë nga pjesë e stafit të administratës, ku në tryezën e akuzës janë të paktën dy emra që dyshohn për nxjerrjen e të dhënave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...