25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Komisioni për Rithemelimin e PD-së shkon sërish në seli/Lulzim Basha mbyll dyert e godinës

Komisioni për Rithemelimin e PD-së do të mbërrijë sërish sot në seli, ku dera qëndron e mbyllur me urdhër të Lulzim Bashës.

Dera e PD-së qëndron e mbyllur me pretendimin se brenda godinës po kryhen punime.

“Pershendetje! Sot nga ora 11.00-12.00 do te kete vizita tek Selia. Ftojme mediat te marrin pjese”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Rithemelimin e PD-së.

Gjatë ditës së djeshme pati disa incidente jashtë selisë së PD-së, ku deputetët e gjetën derën të mbyllur, dhe nga hyrja kryesore u lejua që të hynte vetëm kryetari Lulzim Basha.

Gazment Bardhi tha gjatë një deklarate se deputetët duhet të njoftojnë administratën për vizitat e tyre në seli, dhe paralajmëroi se nuk do të hyjë asnjë shoqërues i tyre që ka lidhje me trafikantët brenda godinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...