19.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Atentati ndaj vlonjatit Harizaj në Tiranë/Si u vra një ditë para ndërrimit të viteve 27 vjeçari

Dalin detaje te reja për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj Mikel Harizajt në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë bashkë me kamarierin e lokalit të tij, Serin Duni.

Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur deri tani në lidhjen me një tjetër ngjarje të rëndë që i kushtoi jetën 27-vjeçarit Erion Rexhepi në Cërrik. Ky i fundit mbeti i vdekur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, nga shpërthimi i lëndës plasëse në duar pranë banesës së tij në lagjen “Kantier” të Cërrikut.

Lënda që i mori jetën të riut, dyshohet se ishte vendosur në makinën e Mikel Harizajt, ndërsa përdorej atë ditë nga vjehrri i tij. Dyshohet se ka qenë e vendosur poshtë makinës, ndërsa ka rënë në një pengesë që shërben për uljen e shpejtësisë, e cila eshte gjetur nga Rexhepi, që e ka marrë në duar dhe i ka shpërthyer.

Por Harizaj qëlloi me fat në atentatin e parë ndaj tij, pasi eksplozivi u shkëput nga makina, ndërsa babai i tij u rikthye normalisht në Tiranë. Ndërkohë, që autorët nuk hoqën dorë, por planifikuan sërish skemën duke gjetur mundësinë të vendosnin sërish tritol në mjetin tip “Mazda”, ngjyrë blu, në pronësi të vjehrrit të tij.

Mjeti është mbajtur nën vëzhgim nga autorët, të cilët këtë herë nuk ishin mjaftuar me një të pafajshëm në Cërrik, Erion Rexhepin, po vendosën të mos diskutojnë as jetën e kamarierit të pafajshëm Serin Duni. qëllimi i tyre duket se ka qenë elimiminimi me çdo kusht i Mikel Harizajt, ndonëse edhe këtë herë kanë dështuar pasi i riu mbijetoi, teksa prej ditësh po lufton me jetën në Spitalin e Traumës.

Mikel Harizaj është një emër i skeduar nga Policia, pasi është arrestuar në 2009 pas një sherri në një lokal në Selenicë të Vlorës , ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Ai u arrestua në Selenicë të Vlorës për tu liruar disa vite më pas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...