21.1 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Të rinjtë e FRPD kërkojnë largimin e Bashës: Dil në votëbesim, nga kush ke frikë?

Anëtarët e FRPD kanë bërë një deklaratë nga selia e PD ku shkuan për të hyrë në zyrat e forumit rinor. Në fjalën e mbajtur para mediave, të rinjtë e FRPD kërkuan që Lulzim Basha të dilte nga zyra e kreut të partisë dhe të shkonte në votëbesim pasi anëtarët demorkatë nuk e duan më si drejtues.

Ata thanë se ishin angazhuar vullnetarisht vetëm që Basha të bëhej kryeministër por shtuan se ky i fundit nuk e donte një gjë të tillë. Ndër të tjera ata u ankuan edhe për lëndët lotsjellëse të përdorur kundra tyre në protestë.

Deklaratat e anëtarëve të FRPD: Kujt i hedh gaz lotsjellës Lulzim Basha? Demorkatëve? Deri në shtator unë isha e pazëvendësueshmja duke thënë se ishte në borxh me mua, ndërsa tani u ktheva në kundërshtare? Është tragjike për Shqipërinë dhe për PD-në. Le të kalojë në votëbesim, kujt i trembet ai? Nëse fiton të gjithë bashkë shkojmë me të. Nëse humbet, ta pranojë sepse PD nuk është pronë private.

Peng Basha e ktheu selinë në çerdhe të krimit. Sot siç e patë dhe ju shkuam në zyrat e forumit dhe ende vjen era e gazit lotsjellës. Kemi rënë në burg prej 8 vitesh për ta bërë këtë zotërinë kryeministër. Ka dërguar emra në komisariate ndërkohë që nuk kemi bërë asgjë. I kërkojmë që vetëm të ikë sepse nuk e bën dot kryetarin.

Unë jam Anxhela Malko, anëtare kryesie e FRPD, prej 6 vitesh kam kontribuar maksimalisht për ta bërë Lulzim Bashën kryeministër. Zoti Basha kush i mbyll dyert anëtarëve i mbyll derën vetvetes. Mos kini frikë, ju me fraksionin tuaj mund të vazhdoni punën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...