30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

U zëvendësua pas trazirave të shkaktuara në 8 Janar/ Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, kryedemokrati Basha dhe anëtarë të PD-së janë mbledhur në selinë blu.

Kjo mbledhje, ishte parashikuar të ndodhte më datë 8 janar, por pas trazirave të shkaktuara u zëvendësua me një tjetër datë. Në agjendë të diskutimeve, pritet të jetë organizimi i PD.

Temë e diskutimeve do të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...